Sigurohet leje për protestat në Shkup, kundër rasteve të montuara

vull

Lajmërim nga këshilli organizativë:

Ne e siguruam lejen nga organet e rendit për mbajtjen e protestës e cila do të mbahet me 29.01.2021 në Shkup!
Sipas asaj që shohim, interesimi është jashtëzakonisht i madh që Shkupi këtë ditë të bllokohet nga pjesëmarrësit, priten me dhjetëra mijëra që do marrin pjesë nga e tërë Maqedonia, prandaj me këtë rast ju lusim:
– të gjithë të jeni me maska
– mbani distancën sociale
Së bashku t’i tregojmë prokurores të cilës nuk duam t’ia përmendim emrin si dhe kësaj gjykate të korruptuar skajshmërisht në RMV, se me ne shqiptarët nuk mund të talleni më.
Në të njëjtën kohë do t’i dërgohet mesazh faktorit ndërkombëtarë se pa mbikëqyrje dhe monitorim ndërkombëtarë kjo gjykatë nuk do të reformohet asnjëherë, ndërsa ne nuk e kemi ndër mend të heshtim.
Ju mirëpresim
Këshilli i protestës
Next Post

Ganiu: Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore

Komuna e Çairit përforcon mekanizmat mbrojtës nga virusi Covid 19 në shkollat fillore! Po vendosen gjithsej 1950 paravane mbrojtëse për nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike! Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me ministren e arsimit dhe shkencës znj. Mila Carovska nga ambientet e shkollës fillore “Hasan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: