Sigurohet Vendimi për lirimin e Tomor Morinës, rol të rëndësishëm gjykatësi shqiptar

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, ka siguruar vendimin e fundit gjyqësorë mbi lirimin e ish luftëtarit të UÇK-së Tomor Morina i cili tregoi qartë se në vendin tonë ka ngadhënjyer drejtësia pasiqë i njejti kërkohej për ekstradim në shtetin serb, mirëpo organet e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut vepruan drejtë për shtetasin kosovarë i cili dispononte edhe shtetësi britanike.

Tomor Morina lëshohet në liri, ditëve të fundit ka qenë më se aktuale çështja e një urdhër-arresti nga shteti serb, që datojnë nga fake gjyqet e kohës së Sllobodan Millosheviçit për të gjithë pjesëtarët e shtabit të përgjithshëm dhe ushtarët më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Rasti fundit ishte më saktesisht për pjestarin e zonës operative të Dukagjinit, Tomor Morrina. I njejti u arrestua në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një urdhër arrest të shtetit serb. Opozita nuk hezitoi të trumpetonte që i njejti do të ekstradohej në Serbi.

Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Agjencia e lajmeve Zhurnal vendimin mbi lirimin e ish luftëtarit Tomor Morina derisa mësohet se rol shumë vendimmarrës dhe këmbëngulës ka pasur gjykatësi në Gjykatën supreme, Shpend Devaja i cili me ngulmin më të madh e bëri të pamundurën që Tomor Morina të lihej në liri.

Next Post

Ardian Cuculi bashkohet me Eminin, Berishën dhe Shabanin

Mbrojtësi kërçovar, Ardian Cuculi karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, te skuadra e Dritës së Gjilanit. Lajmin e ka zyrtarizuar edhe vet skuadra e Dritës përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se prezentimi i Cuculit bëhet ditëve në vijim. Ndërkohë sipas asaj që mëson televizioni Shenja, kërçovari […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: