Situata në Afganistan/Osmani në vijë me SHBA-në

Kohanews Admin

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është pozicionuar në vijë me amerikanët karshi çështjes afgane.

“Maqedonia fuqishëm mbështet Deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA dhe aleatët e NATO-s. I bashkohemi përpjekjeve të përbashkëta në sigurimin e largimit të sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve që duan të ikin nga Afganistani”, ka shkruar Osmani.

Ai sot ka mbajtur edhe konferencë për media ku ka folur për situatën në Afganistan dhe është zotuar se është në kontakt të vazhdueshëm me shtete mike dhe kompani të ndryshme për të siguruar kthim të sigurt të shtetasve tanë nga Afganistani.

Next Post

MPB: Qendra e pranimit për të huajt nuk ka të bëjë me emigrantët, për këtë dedikim funksionojnë dy qendra transitore në Gjevgjeli dhe Tabanoc

Qendra e pranimit për të huajt është e dedikuar për qëndrim të përkohshëm të të huajve në rastet kur janë plotësuar kushtet e përfshira në dispozitat e Ligjit për të huajt, respektivisht për akomodimin e të huajve të cilët nuk mund të largohen nga territori i shtetit në afat prej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: