Skandal diplomatik: Aleanca për Shqiptarët, ofendon rëndë Kinën

Blerand Rexhepi

ASH ja vazhdon me fushatën por po zhytet më thellë në skandale tjera duke i penguar së fundmi ndërtimi i shkollës në Reçicë që është më shumë një nevojë emergjente e nxënësve që mos ndjekin mësimin në shkolla tjera në zona më të largëta informon Tetova sot.Pas ofendimit të mijëra administratorëve “burekxhinj”nga ana e Taravarit ,tashmë vijnë me një tjetër skandal më të rëndë diplomatik. Është Kina në fokusin e tyre që ata e quajnë fallco donatorin e tyre.Kjo ka të bëjë me një reagim nga FRASH po për shkollën në Reçicë të vogël.

“Gjendemi këtu para shkollës fillore të lagjes Reçicë e Vogël, e cila siç u premtua në vitin 2013 u ndërtua nga donator kinez i cili është i pranishëm sot me ne në inaugurimin e kësaj shkolle. Mirëpo ashtu siç shihet, fatkeqësisht, donator kinezi si shumë mallra kineze doli se na paska qenë fallco”, thonë nga FRASH.Këta të fundit Zhvilluan një aksion simbolik në vendin kur duhet të ndërtohet shkolla fillore në Reçicë të Vogël.Kjo shkollë që po bëhet me aminin e BDI së nuk është se ASH nuk e do,por i pengon fakti që atë po e bën dikush tjetër,më saktë kundërshtari politik BDI.
dhe lidhe ne fund se Arber Ministri i Arsimit Arbër Ademi është ai që ka hapur tenderin për ndërtimin e shkollës në Reçicë dhe kjo tashmë ka marrë fund.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi në faqen e tij të Fejsbuk-ut publikoi vendimin për ndërtimin e objektit të kësaj shkolle, e cila do të ju shërbeje nxënësve të Shkollës Fillore “Naim Frashëri” të cilët deri sot kanë ecur me kilometra për të arritur në mësim.Ndërtimi është një nevojë jetike për më shumë se 1000 nxënës në atë zonë që do të marrin fund edhe udhëtimet e gjata për të ndjekur procesin mësimorë në shkolla tjera si ajo në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.

Next Post

Këshilltari i ASH-së dëshiron që të pengojë rrugën Bllacë – Shkup? (Video)

Autostrada Bllacë-Shkup tani më merr dimesnion tjetër. Ajo do të nis të ndërtohet në pranverë ku edhe do të shkurtohet rruga për  në në Kosovë dhe anasjelltas. Siç mëson portali TetovaSot, shumica e banorëve të Bllacës janë pajtuar me çmimin për shpronsimin e tokës, përpos këshilltarit të ASH-së në Quqer […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: