Sot, ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, ishte në vizitë pune në Muzeun e Maqedonisë së Veriut

vull

Në takim me drejtorin e Muzeut, Gordan Nikollov, ministri Ismaili u njoftua me aktivitetet aktuale të këtij institucioni kombëtar, si dhe me projektet që janë duke u punuar dhe të cilat do të pasojnë në të ardhmen e afërt.

Drejtori Nikollov e informoi ministrin për gjendjen e ndërtesës së IN Muzeu i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për mënyrën se si po bëhen përgatitjet për ngjarjet madhore që do të pasojnë, siç janë: Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore, Ekspozita për 75 vjet KAÇKM, Ekspozita “Afrika në Maqedoni”.

Ministri Ismaili u njoftua edhe me aktivitetet e tjera konservatore, shkencore dhe kërkimore që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në etnologji dhe në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ekspertët e Muzeut punojnë në planin afatgjatë dhe në disa faza.

Next Post

Shek Hallaçi: A e heshtën Muhamet Zekirin paratë “reket” të Sulejman Rexhepit

Shkruan Shek Hallaçi:A e heshtën Muhamet Zekirin paratë “reket” të Sulejman Rexhepit A është e vërtetë që, pas takimit të dytë me sekserin jeni pajtuar që të kryeni “Reketin” dhe, që atëherë më mos ta zini ngoje emrin e Sulejman Rexhepit. Sa i morët? Si i ndatë me sekserin? Po […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: