Spasovski në bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Kurti: Ti koordinojmë masat për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, për rifillimin e ekonomisë dhe përforcimin e lidhjeve afariste mes dy vendeve në kushte të reja

vull

Kryeministri i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot realizoi një bised telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  I cili Kryeministrit  Spasovski, i ka shprehur urime dhe përkrahje për mënyrën me të cilën vendi po ballafaqohet me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.

Në bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut  Spasovski ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës në këtë periudhë të krizës.

Dy kryeministrat kanë biseduar për mundësitë për ballafaqim të koordinuar me pasojat e pandemisë së Kovid-19 dhe në dobi të shëndetit të qytetarëve, për rifillimin e ekonomisë dhe për përforcimin e lidhjeve afariste mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në kushte të reja, si dhe për harmonizimin e masave për normalizimin e komunikimit në të gjitha sferat mes dy vendeve gjatë periudhës së ardhshme.

Gjatë bisedës mes kryeministrave Spasovski dhe Kurti, u potencua qëndrimi i përbashkët se integrimi i shpejtë në BE i të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor, si dhe bashkëpunimi intensiv rajonal, janë baza e zhvillimit, sigurisë dhe ardhmërisë së rajonit.

Next Post

BDI konfirmon: Hiqet ora policore

Prej nesër hiqet ora policore. Kështu ka vendosur Qeveria ne mbledhjen e mbajtur pas dite. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur sot miratoi këto vendime: Hiqet ora policore duke filluar nga data 27.05.2020 Hapja e kafe-bareve, restauranteve me faza duke filluar nga data 28.05.2020 Për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: