SPBTetovë jep detaje për rastin e kryetarit të Bogovinës, Albon Xhemaili

Blerand Rexhepi

Gjatë ditës së djeshme (28 korrik) prej ora 14.00 deri në 14 e 45 minuta, në ambientet e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, me kërkesë të tij personale, ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, i cili pati një takim pune me menaxhmentin e SPB Tetovë, në lidhje me ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për fshatin Sinican të kësaj komune, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për vazhdimin e ndërtimit dhe parandalimin e çrregullimeve të mundshme të rendit, qetësisë dhe sigurisë së popullatës, me çka të dy palët konkluduan se prania e policisë në vendin e përmendur është për të parandaluar incidente të mundshme, por jo për të parandaluar projektin, me ç’rast detyrimisht është e nevojshme të plotësohen të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga autoritetet kompetente dhe ministritë, për vazhdimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të ndërtimit.

Gjithashtu, Sektori i punëve të Brendshme Tetovë informon publikun, se në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me ndërtimin e një sistemi të ujësjellësit për fshatin Sinican – Komuna e Bogovinës, sot 29.07.2020 e mërkurë ka përgatitur një raport në lidhje me procedurën, detyrimet ligjore dhe detyrime tjera dhe e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, me të cilën procedura e mëtutjeshme në lidhje me të, do të zhvillohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore Publike – Tetovë.

Next Post

Si tenton kreu i Bogovinës, t’i sigurojë në mëyrë të paligjshme ujë Siniçanit përmes burimeve të Urviçit?

‘Spektakli’ tashmë prej disa javësh që po bën kreu i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili në atarin e fshatit Urviç po del që është gjithnjë një sajesë e tij për të përfituar pikë politike në një kohë kur vendi dhe e gjithë bota po përballen me Pandeminë e virusit Covid […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: