Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Stema e re e Qeverisë në dy gjuhë: Maqedonisht dhe Shqip! (FOTO)

1 min read

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me hyrjen në fuqi të emrit të ri pas publikimit në Gazetën Zyrtare, ka publikuar edhe stemën e re që për herë të parë është e shkruar edhe në gjuhën shqipe, përskaj asaj maqedonase.

Për herë të parë në stemën e re shtetërore do të figurojë edhe gjuha shqipe , në përputhje me Ligjin për gjuhët. Përveç kësaj të gjitha mbishkrimet qeveritare dhe materialet e tjera do të duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Lidhur me këtë do të përkujdeset Grupit ndërsektorial për kryerjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, që do të merret me nevojat e masave dhe aktivitetet për kryerjen e detyrimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.