Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik i NATO-s vijnë në Shkup

vull

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik më 2 dhe 3 qershor do ta vizitojnë Republikën e Maqedonisë.


Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit dyditor në vend do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën veriatlantike.

Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, të cilin deri më tani e ratifikuan 13 nga 29 vendet anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjithë aleatëve. vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e barabartë, e 30-të e NATO-s.

Këshilli veriatlantik është trup kryesor politik i cili i sjellë vendimet në NATO. Këshilli i mbikëqyrë proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që ndikojnë në tërë Aleancën. E përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.
Next Post

Për dilerë, kriminel dhe reketarë nuk do të ketë vend në BDI

Për dilerë, kriminel, reketarë dhe persona të korruptuar nuk do të ketë vend në partinë e Ali Ahmetit, por as edhe në funksionet shtetërore si gjykatës, prokuror, deputet, ministra, zëvendës-ministra, kryetar komunash, drejtor të mos mund të ushtrojnë detyrën persona të cilët më parë nuk i janë nënshtruar vetingut apo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: