Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Blerand Rexhepi

Bruksel, 14 qershor – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, së bashku me udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, morën pjesë në pjesën qendrore të punës të Samitit të Aleancës të këtij viti, pra në seancën plenare të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Krerët e Shteteve dhe Qeverive ranë dakord në Samitin se po mbahej në një moment vendimtar për Aleancën dhe sigurinë e saj kolektive.

Në një epokë të ndërrimeve të reja në skenën globale të sigurisë, NATO po forcon pozicionin e saj përpara sfidës së vendimmarrjes së përbashkët në nivelin strategjik për të rreshtuar më tej NATO dhe rolin e saj kryesor në të ardhmen.

NATO dhe udhëheqësit e vendeve anëtare janë unanimë se asnjë vend ose kontinent nuk mund të trajtojë vetëm këto sfida dhe se uniteti dhe solidariteti transatlantik janë jetike për të mbajtur të sigurt kombet tona të Aleancës.

Në Samitin e NATO-s 2021, vlerësohet se anëtarët e saj kanë një mundësi historike për të forcuar lidhjen midis Evropës dhe Amerikës së Veriut dhe NATO-s për t’u përgatitur për të ardhmen dhe për këtë arsye iniciativa e NATO-s 2030 për të vazhduar përshtatjen e Aleancës është në zemër të Samitit.

Next Post

Tryezë e rrumbullakët me temë "Evropa Kreative – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor" në Qendrën Kulturore të Rinisë

Në Institucionin Publik Qendra Kulturore e Rinisë (QKR) – në Kinemanë Frosina,nesër më 15 qershor viti 2021,në ora 10:30 do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa Kreative – Perspektivat e Ballaknit Perëndimor”, në të cilën do të marrin pjesë ministrja e kulturës Irena Stefoska dhe ambasadori i Bashkimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: