Studentët e Universitetit të Tetovës u takuan me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

vull

Me iniciativë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, studentët e Fakultetit Juridik, më 30 janar 2020, realizuan takim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski.

7

Gjatë vizitës së tyre në presidencën e vendit tonë, studentët patën mundësi të takohen me presidentin Pendarovski dhe drejtpërdrejt prej tij të informohen për një pjesë të kompetencave që ai ushtron, sikundër i panë nga afër hapësirat në të cilat realizohen takimet zyrtare, si dhe sallat për solemnitete, takime, ngjarje dhe press – konferenca.

Studentët tanë, nga punonjësit e kabinetit të presidentit, u njoftuan edhe me historikun e Vilës “Vodno”, aktivitetet të cilat zhvillohen, si dhe me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni.

Vizita e studentëve të UT-së në këtë institucion të lartë shtetëror, përkoi edhe me një tjetër zhvillim të rëndësishëm – me ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale të Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina, ambasadore e sapoemëruar e Republikës së Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Takimi i studentëve të UT-së me presidentin, u realizua në kuadër të aktiviteteve të drejtpërdrejta që z. Pendarovski i zhvillon më qytetarët e vendit.

Next Post

Grubi: BDI propozoi ligj për veting

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, njoftoi që kjo parti më në fund e ka dorëzuar ligjin e shumëpërfolur për veting në procedure parlamentare. Ligji parasheh themelimin e Agjencisë e cila do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. “VETING PËR TË GJITHË – […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: