Studentët e UT-së morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këndi Austriak

vull

Studentët e Programit Studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës morën pjesë në punëtorinë e organizuar nga Këndi Austriak në Universitetin e Shtipit. Kjo punëtori u udhëhoq nga shkrimtarja dhe poetja e re austriake, zonja Katharina Wenty.

Tema që trajtoi ky aktivitet ishte “Slam Poetry” ku u bë prezantimi i zhanreveojeve të ndryshme të poezive të shoqëruara me performansë krijuese. Studentët tanë, të shoqëruar nga Mr. Sc. Lazim Ahmedi njëherësh edhe koordinator i Këndit Austriak në UT, në këtë punëtori poezitë e tyre i krijuan në disa fazave retorike, si: invention, dispositio, elocution, memoria dhe actio.

Punëtoria e organizuar nga Këndi Austriak u financua nga Ambasada e Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Elezi: Në buxhetin e ri adresojmë prioritetet, mes tyre dhe resurset njerëzore!

Në fokus të Propozim buxhetit për vitin 2020 do të jenë investimet në kapitalin njerëzor, gjegjësisht në sistem më të mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritje në sektorin real. Këtë vit investojmë gati 56 për qind nga shpenzimet totale buxhetore në sferat në të cilat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: