Studentët e UT-së, praktikën profesionale e kryejnë në Republikën e Shqipërisë

vull

Studentët e programit studimor të Psikologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, semestrin e kaluar në kuadër të lëndës Psikologjia e marketingut, praktikën profesionale e kanë realizuar në sektorin e marketingut të televizionit kombëtar “Top Channel’’ në Republikën e Shqipërisë.

Profesori i lëndës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, dhe asistenti i tij, Naser Ramadani, vizitën në Shqipëri, përkatësisht në Top Channel, e kanë vlerësuar të suksesshme pasi që studentët e UT-së janë njohur nga afër me praktikat moderne të menaxhimit dhe strategjitë që sot aplikohen në treg.

“Qëllimi i praktikës ishte që studentët të njoftohen me procesin e marketingut, analizat e tregut, kërkesat e kompanive për marketing, dizajnimin e reklamave, qasjen psikologjike të reklamave dhe marketingut, përdorimin e analizave për efektin e marketingut që aplikon institucioni në fjalë dhe përcjelljen e informacionit përmes kanaleve të ndryshme të marketingut. Sektori i marketingut ofroi informacione të rëndësishme për studentët, duke demonstruar në mënyrë konkrete se si menaxhohen strategjitë e kompanisë përmes analizës së tregut”, deklaroi Doc. Dr. Ibrahim Neziri.

Ai, po ashtu bëri të ditur se me anë të kësaj praktike, studentët e realizuan me sukses njërin nga qëllimet e përcaktuara në kuadër të lëndës, ndërkaq kjo formë e bashkëpunimit me institucionet përkatëse edhe më tej do të jetë një faktor i rëndësishëm i realizimit të qëllimeve mësimore.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, studentët e UT-së e realizuan një takim pune me Prof. Dr. Adem Tamo, në  Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, me ç’rast u njoftuan me procesin e funksionimit të departamentit të Psikologjisë, veprimtarinë arsimore dhe kërkimet shkencore që kryhen në këtë fakultet.

Vizita me karakter studimor, studentët e UT-së kanë kryer edhe në universitete tjera prestigjioze të shteteve të rajonit dhe më gjerë.

Next Post

Osmani: Atmosferë zgjedhore të drejtë dhe garuese do ta riafirmojë pjekurinë tonë

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane, mbajtën takim pune me përfaqësues e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele kryesuar nga Drejtori Zoran Trajçevski. “Puna e mediave dhe mbrojtja e lirisë të shprehjes publike janë sfera të rëndësishme ku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: