Studentët e UT-së u njohën me përfitimet e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

vull

Një grup i studentëve nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe profesorët, Prof. Dr. Drita M. Fazlia dhe Mr. Sc. Jetmire Rexhepi, sot mbajtën një seminar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u pritën nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Doc. Dr. Bekim Maksuti, udheheqësi i Sektorit për politikë dhe planifikim, Zoran Sekullovski, si dhe nga shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviç.

Në seminarin me temë: “Përfitimet e anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”, u diskutuan çështje me interes për studentët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si: Maqedonia e Veriut dhe NATO; Ndikimet direkte dhe indirekte të anëtarësimit të plotë; dhe Përfitimet e NATO-së nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, edhe Zoran Jankoviç, shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, u përqëndrua në shpjegimin e strukturës së NATO, konceptet strategjike, sikurse mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave dhe lufta kundër dukurive negative.

Njëkohësisht, afirmoi edhe 70-vjetorin e krijimit të NATO, përparësitë dhe sfidat e reja me të cilat kjo alencë përballet sot. Gjatë zhvillimit të diskutimit, studentët morën përgjigje për pyetjet e drejtuara lidhur me përfitimet nga anëtarësimi, në sferën e arsimit, edukimit dhe të ngjashme

Next Post

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i UT-së mori pjesë në kongresin e stomatologëve

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë së Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Sahmedin Sali mori pjesë në hapjen e punimeve të Kongresit VII stomatologjik mbarëshqiptar që u organizua nga Shoqata Stomatologjike Shqiptare e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai, në emër të Universitetit të Tetovës dhe të Rektorit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: