Studenti i UT-së, Gadaf Memedi, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në programin Erasmus +

vull

Studenti Gadaf Memedi nga programi studimor Gjuhë dhe letërsi gjermane, i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të programit Erasmus + për dy semestra do t’i ndjek studimet në Philipps-Universitat Marburg, të Gjermanisë.

Studenti i Universitetit tonë, Gadaf Memedi është studenti i parë me aftësi ndryshe nga Maqedonia e Veriut që merr pjesë në një shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus +.

Para nisjes për një Marburg të Gjermanisë, studentit Gadaf Memedi u shpreh mjaft i kënaqur që për dy semestra do t’i ndjek studimet në Universitetin e Marburgut. “Është një kënaqësi e veçantë për mua që këtë vit akademik do t’i ndjeki studimet në një universitet të jashtëm. Kjo është diçka e shkëlqyeshme dhe për mua do të jetë një eksperiencë e re, me shumë mundësi për t’u njohur me vende të reja, njerëz të ri, kultura të reja dhe njëkohësisht, përveç studimeve do të kem mundësinë që ta prezantoj edhe Universitetin e Tetovës dhe vendin tonë para të tjerëve”, u shpreh Gadaf Memeti.

Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi theksoi se këtë semestër Universiteti i Tetovës, në kuadër të programeve për mobilitet të studentëve, ka dërguar për studime jashtë vendit gjithsej 22 studentë nga fakultete të ndryshme të universitetit tonë në universitete të ndryshme të botës.

Next Post

UT organizoi pritje solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019/2020, Universiteti i Tetovës organizoi pritje solemne për të gjithë studentët. Rektori i Universitetit të Tetovës. Prof. Dr. Vullnet Ameti në fjalën e tij drejtuar studentëve, duke iu uruar një vit të mbarë e të suksesshëm, u shpreh se është shumë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: