Sugareski i jep mbështetje, Memeti fiton projekte për Tetovën, Gostivarin, Sarajin dhe Kërçovën

vull

Ministri i Transportit, Goran Sugareski i jep mbështetje drejtorit të ri të “NP Rrugët e Maqedonisë”. Sugareski  ka pranuar programin e ri të drejtorit të NP ” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memetit për investime në komunat shqiptare.

Me ndryshimin e programit, NP” Rrugët e Maqedonisë” ka planifikuar që në komunat shqiptare të investojë në shumë rrugë që lidhin komunat mes veti dhe komunat me fshatrat shqiptare, rrugë që janë në kompetencë të NP ” Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ana tjetër nga NP ” Rrugët e Maqedonisë”, thonë se me këtë ndryshim janë hapur shumë punë edhe atë në shumë komuna shqiptare ku falë bashkëpunimit me kryetarët e komunave do të investohet në rrugë.

“Sapo kemi ndryshuar plan programin e vjetër, dhe kemi arritur që të fitojmë programin e ri të ndërmarrjes, ku kemi planifikuar të asfaltojmë rrugë në Tetovë, Gostivar, Saraj dhe Kërçovë” thonë nga NP ” Rrugët e Maqedonisë” .

Ndryshe në Tetovë kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e bulevardit ku komuna rregullon pjesët e kanalizimit ndërsa NP ” Rrugët e Maqedonisë” do të asfaltojë gjithë bulevardin një projekt tepër i madh që lidh Tetovën me Gostivarin./TS/

Next Post

Në Gjykatën Penale Themelore në Shkup sot duhet të mbahen seanca të reja për lëndët “Tenderë” dhe “Dhuna në Komunën Qendër” në PSP

Rastin për dhunën para Komunës Qendër në qershor të vitit 2013 e udhëheq gjykatësi Dushan Josifiov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Gavrill Bubeski.   Në rastin “Dhuna në Komunën Qendër” të PSP, akuzohen disa persona, mes të cilëve ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: