Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Sulejman Çerkezi e vizitoi Alternativën

1 min read

Sot në selinë qendrore të partisë “Alternativa”, kryetari i partisë Afrim Gashi realizoi takim me kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi nga Kosova, Sylejman Çerkezi. Gjatë takimit miqësor mes Gashit dhe Çerkezit u bisedua për situatën aktuale në rajon dhe proceset euro-atlantike që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi ka përshëndetur rolin konstruktiv që po zhvillon Alternativa në proceset politike në vend dhe rajon. Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore të vazhdohen edhe në të ardhmen.