Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin e Republikës së Rumanisë, SH.T. Viorel Stanilla

vull

Në takimin e sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi me ambasadorin roman SH.T. Viorel Stanilla, u potencua bashkëpunimi i deritanishëm miqësor dhe konstruktiv ndërmjet dy vendeve dhe në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi falënderoi për mbështetjen e deritanishme të madhe që Republika e Rumanisë ia jepte vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO, si edhe mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se edhe në të ardhme kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim mes dy palëve do të vazhdojë me intensitetin e njëjtë.

 

Ambasadori roman i drejtoi urime Kryetarit Xhaferi për mandatin e tij të dytë si i pari në Kuvend, shprehu kënaqësi dhe lëvdata për punën e tij si edhe për bashkëpunimin e tërësishëm të deritanishëm me Ambasadën romane. Ambasadori Stanilla shprehu kënaqësi që më në fund Republikës së Maqedonisë së Veriut i hapet mundësia pas tre dekadave të bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik të Vendeve të Rajonit të Detit të Zi/BSEK, me të cilën për momentin kryeson Republika e Rumanisë. Kryetari i Kuvendit e siguroi mysafirin e vet se do të angazhohet që të gjitha procedurat në nivelin qeveritar dhe parlamentar të cilat nevojiten për hyrje në këtë organizatë të përfundohen deri më 13 nëntor 2020, kur në Bukuresht duhet të jetë edhe pranimi i vendit tonë në BSEK.

 

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se do e vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë.

 

 

Next Post

Ahmeti po merret në pyetje nga prokurorët e "Hagës" në Prishtinë

Në Prishtinë filloi këtë mëngjes marrja në pyetje e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend mori një ftesë për të dëshmuar para Prokurorisë Speciale për Kosovën, e cila ndodhet në Hagë. Zëvendëskryeministri i parë i ri Artan Grubi, i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: