Takim i Kryetarit Xhaferi me ambasadorin italian Sillvestri

vull

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e priti në vizitë të parë zyrtare ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Italiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Sh.T. Anders Sillvestri.

Kryetari Xhaferi, duke i uruar mirëseardhje të ngrohtë ambasadorit Sillvestri, e theksoi si të jashtëzakonshëm bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadorin paraprak dhe me Ambasadën Italiane, për çka shprehu shpresë se i njëjti  do të vazhdojë me një dinamikë akoma më të madhe. Kryetari i riafirmoi përfitimet nga marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore mes dy vendeve, që erdhën sidomos në shprehje gjatë mbështetjes italiane pa rezervë të integrimeve tona euroatlantike, anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, mbështetjes së Kryeministrit Konte të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se mbështetja e ndërsjellë është e dukshme dhe lartë e çmuar edhe në planin multilateral, në organizatat dhe nismat ndërkombëtare, si edhe në planin e bashkëpunimit më të ngushtë ndërparlamentar në nivel të Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, që në interes të përbashkët do të vazhdojë menjëherë sapo të lejojnë kushtet shëndetësore në raport me pandeminë e KOVID-19.  Kryetari Xhaferi e vlerësoi të jashtëzakonshëm bashkëpunimin në suazat e NATO-s, nëpërmjet misioneve në Liban, Kosovë dhe SEEBRIG, si edhe në suazat e AP të NATO-s përmes delegacioneve tona të përhershme. Shprehu shpresë në bashkëpunim të mëtejshëm në planin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në vigjilje të Samitit të dhjetorit të Unionit.

Njëherazi, Kryetari Xhaferi e informoi ambasadorin për aktivitetet aktuale në Kuvend, si edhe për nismën e tij për shqyrtimin e mundësisë për punë në largësi të Kuvendit të një pjese të deputetëve të cilët për arsye shëndetësore nuk janë në mundësi të sigurojnë prezencë fizike në seancat.

Ambasadori Sillvestri falënderoi për pritjen e ngrohtë në dhomën e demokracisë dhe theksoi se raportet ndërmjet Italisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut jo vetëm që janë ndër dekade dhe historikisht të fuqishme dhe miqësore, por janë raporte që reflektojnë identitete të përbashkëta historike, gjeografike dhe kulturore. E nënvizoi  mbështetjen e mëtejshme të rrugës evropiane të vendit, për të cilën edhe pushteti edhe opozita në Itali kanë konsensus se vendi i vërtetë dhe i merituar i Republikës së Maqedonisë së Veriut është në familjen e popujve dhe shteteve evropiane. Sugjeroi se sidomos lartë vlerësohet bashkëpunimi i frytshëm në planin e mbrojtjes dhe në misionet e përbashkëta të NATO-s, bashkëpunim i  cili edhe më tej do të pasurohet dhe mbahet. Edhe ambasadori u pajtua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe e transmetoi interesin e Parlamentit Italian për vazhdimin e aktiviteteve të filluara mes Grupeve të Bashkëpunimit të të dy parlamenteve dhe për inicimin e një bashkëpunimi më të afërt mes Komisioneve të Politikës së Jashtme.

Bashkëbiseduesit shprehën besimet për bashkëpunimin e mëtejshëm, mbështetjen e ndërsjellë në planin multilateral, përforcimin e lidhjeve ndërparlamentare edhe në më shumë nivele, a u konstatua edhe zotimi për zhvillimin e mëtejshëm të ba shkëpunimit ekonomik.

Next Post

Lëvizja BESA uron zgjedhjen e Shaqir Fetahut në krye të BFI-së

Nga sot, Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zgjodhi reisin e ri, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, njëherit edhe myfti i qytetit të Gostivarit. Lëvizja BESA, i uron sukses z.Fetahut si dhe BFI-së për zgjedhjen e reisit të ri si dhe i përgëzon për mbarëvajtjen e rregullt […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: