Takim i Kryetarit Xhaferi me SH.S. Marija Petroviq

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Marija Petroviq.

Ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen Kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu shpresë se bashkëpunimi i hapur dhe miqësor  dhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, të cilat ishin intensive në periudhën e kaluar, do të vazhdojnë edhe në të ardhme. Ambasadorja Petroviq foli shkurt edhe për gjendjen politike në Malin e Zi pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kryetari Xhaferi e përshëndeti avancimin e Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do të arrijë të finalizojë atë pjesë të procesit të aderimit. Ai theksoi se pret deri në fund të vitit të organizohet edhe konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të paraqiste edhe fillimin oficial të negociatave për anëtarësim.

Kryetari Xhaferi informoi se pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 dhe formimit të shumicës parlamentare, Kuvendi i formoi edhe trupat punues,  a së shpejti do të formohen edhe delegacionet në asambletë ndërkombëtare dhe grupet parlamentare të bashkëpunimit. Në fund, ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të nismave rajonale ku marrin pjesë deputetë të dy shteteve

Next Post

Osmani takon Dendias: Po krijojmë shembull për fqinjësi të mirë, duhet ndjekur nga vendet e rajonit

Takim i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Athinë, 16 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Athinë, pati takim pune me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: