Takim i ministrit Osmani me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave rinore në kuadër të Procesit të Berlinit

vull

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me përfaqësues të të rinjve nga institucione dhe organizata të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, me qëllim shkëmbimin e mendimeve dhe hapjen e diskutimeve që kanë të bëjnë me politikat rinore dhe gjithpërfshirjen e tyre në proceset aktuale në nivel shtetëror dhe rajonal.“’Asgjë nuk mundet të vendoset për ne – pa ne!’. Është kjo moto e të rinjve me të cilën pajtohem dhe i kushtoj vëmendje të madhe. Sot jemi mbledhë, pikërisht për këtë temë- gjithpërfshirjen e të rinjve në proceset rajonale, veçanërisht në procesin e eurointegrimit”, theksoi Osmani, duke bërë me dije për rëndësinë e bashkëpunimit rinor rajonal si element kryesor në procesin e pajtimit në rajon, kapërcimin e paragjykimeve të vjetra dhe makinerinë e fortë të vlerave evropiane.Në takim u bisedua edhe për iniciativat dhe pritjet nga bashkëkryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit.“Kryesimi jonë i përbashkët me Procesin e Berlinit, këtë vit vendosi që tema të rinjtë të jetë fuqishëm e përfaqësuar si temë horizontale, dhe e njëjta të jetë e përfshirë në ngjarje të fushave të ndryshme. Rëndësia e bashkëpunimit rinor rajonal është njohur si element i rëndësishëm i procesit të pajtimit në rajon, tejkalimit të paragjykimeve të vjetra, dhe një makineri e fuqishme e vlerave evropiane, e besimit dhe e respektit të ndërsjellë”, deklaroi Osmani.Pjesëmarrësit konstatuan se për rajonin më me rëndësi është bashkëpunimi në të gjitha sferat e interesit të përbashkët dhe gjetja e zgjidhjeve të përbashkëta për parandalimin e “ikjes së trurit” dhe talenteve të rinj nga rajoni. “Duhet të krijojmë mundësi që do të nxisin participimin e të rinjve dhe ndërmarrësinë, tëhuhet ta modernizojmë arsimin dhe të kontribuojmë, në vend të “ikjes së trurit”, të njëjtit të qarkullojnë në rajon dhe të sigurojmë gjithëpërfshirje të tyre sociale dhe ekonomike”, shtoi më tutje Osmani.Në takim morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në RMV, Angel Angellov, Euroambasadori Dejvid Gir dhe Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsovski, të cilët kishin edhe fjalë hyrëse.

Next Post

Drejtori Halili: Përmes IPA fondeve aprovohet financimi i 3 projekteve për infrastrukturën hekurudhore

Shkup, 30 tetor – Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili informon për aprovimin e tre projekteve kruciale për infrastrukturën hekurudhore që pritet të realizohen përmes fondeve evropiane IPA3. ⏰Vërtetë nuk kemi tren 🚉 të shpejtë si në Japoni 🇯🇵, por aplikimet për projekte i procesojmë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: