Sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski realizoi takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, Jani Makraduli.
Në takim u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet MPB-së dhe SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, gjatë së cilës nga të dy anët u theksua nevoja e formimit të grupit të punës i cili do të shqyrtonte të gjitha pengesat eventuale për dorëzimin e dokumenteve personale të qytetarëve në adresë shtëpiake si dhe për sfidat e mundshme dhe kahjet për gjallërimin e tregtisë elektronike.
Ministri Spasovski e potencoi përkrahjen nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si edhe deri më tani, me të vetmin qëllim, qytetarët më shpejt dhe në mënyrë më efikase t’i marrin dokumentet personale në adresë shtëpiake.