Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska dhe përfaqësues të Ministrisë, mbajtën takim me përfaqësuesit e EuropeAid, me qëllim të informimit me IPA projektin ” Riorganizimi i administratës shtetërore”, që duhet si rezultat të ketë përkrahjen e reformave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përfaqësuesit e projektit- eksperti kryesor për riorganizim shtetëror Aleksandrs Antonovs dhe tim lideri Sllagjana Taseva, pas zbatimit të analizës funksionale horizontale të të gjitha institucioneve, i prezentoi të gjitha mendimet e saja dhe parashikimet për planin e implementimit të kësaj reforme.
Ministri Spasovski shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin e Ministrisë dhe të gjitha njësive organizative me përfaqësuesit e projektit EuropeAid, për përkrahjen e reformave në administratën shtetërore.