Takim i Zëvendëskryeministrit Dimitrov me Ambasadorin e Kinës Zhang Zuo

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot mbajti takim me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhang Zuo.

Zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu kënaqësi nga bashkëpunimi i shkëlqyer mes Sekretariatit për Çështje Evropiane, si institucion nacional përgjegjës për koordinimin e ndihmës së huaj me Ambasadën e RP të Kinës, si dhe me Zyrën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar pran Ambasadës së RP të Kinës. Nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19, Kina dhe Maqedonia e Veriut kanë bashkëpunim të afërt me ballafaqimin e pasojave, fillimisht nga aspekti shëndetësor, po ashtu edhe nga aspekti ekonomik.

Në takim u diskutua edhe zbatimi i mbështetjes kineze për projektet e miratuara në vlerë prej rreth 14 milion euro për të cilat tani më janë nënshkruar marrëveshje, respektivisht mjetet do të shfrytëzohen për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, pajisja për Laboratori për biologji molekulare dhe realizimin e projektit për e-arsim në fazën e dytë.

Në periudhën e ardhshme theksi i bashkëpunimit zhvillimor do të vendoset në shëndetësi dhe rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia.

Bashkëpunimi i frytshëm bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Kinës ka traditë 25 vjeçare e cila po realizohet përmes bashkëpunimit të shkëmbimit të njohurisë dhe përvojës, donacioneve në sektorin shëndetësor, hulumtimit shkencor, social etj., si dhe pjesëmarrja e vendit në më shume iniciativa rajonale për bashkëpunim me Kinën.​

 

Next Post

Arben Llalla / E vërteta e Mitit të Dekretet të Sulltan Abdul Hamidi I (1725-1789) që ndalonte gjuhën shqipe

  Njëra historiografi greke zbulon mitet historike, një tjetër herë pas here pranon zbulimet e të parës, por krijon të reja edhe sot”. (Vasilis Kremidhas Arben LLALLA Nuk mund të quhet histori shkencore një filmi artistik, as emisionet dokumentarë që pasqyrojnë një gjysmë të vërtetë të përzier me një gjysmë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: