Takim i Zëvendëskryeministrit Dimitrov me Ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë, Savada

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me ambasadorin e sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hironori Savada.

“Japonia është mbështetësi ynë i madh si në planin ekonomik ashtu edhe në planin politik, mik tradicional, e cila që nga pavarësia e vendit deri më tani Maqedonisë së Veriut i ka siguruar mbështetje të  rëndësishme përmes Ndihmës Zyrtare për Zhvillim”, theksoi Zëvendëskryeministri Dimitrov në fillim të takimit.

“Mbështetja e fundit e granteve në lartësi prej rreth 813 mijë euro si ndihmë urgjente për institucionet shëndetësore të cilët ballafaqohen me COVID-19 është vetëm edhe një dëshmi i bashkëpunimit të rëndësishëm bilateral, por edhe tregues për solidaritet si vlerë sepse ndihma dukshëm do të kontribuojë në  lehtësimin e punës së shumë punonjësve shëndetësor” theksoi Zëvendëskryeministri Dimitrov, duke shtuar se Qeveria do të ndërmerr hapa për qëndrueshmërinë e rezultateve nga mbështetja.

Në këtë drejtim me 22 janar të këtij viti u mbajt mbledhja e parë e Komitetit për projekte ku edhe një herë u konfirmua dinamika e implementimit, procedurat dhe lista e pajisjes së donacionit, pritjet janë për disa muaj pajisja të jepet dhe më pas shumë shpejt e gatshme për përdorim.

Nga ana Japoneze u përshëndetën arritjet e Qeverisë në kontekst të anëtarësimit në NATO dhe u shpreh mbështetja për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut. Në takim u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejmë  të bashkëpunimit bilateral dhe sa është e mundur targetimi i saktë i ndihmave për arritjen e rezultateve më të mira.

Zëvendëskryeministri Dimitrov ambasadorit Savada i dëshiroi sukses në punën e tij gjatë këtij mandati, duke iu falënderuar Qeverisë Japoneze për mbështetjen dhe ndihmën e  vazhdueshme të cilët kontribuojnë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Next Post

OBSH rekomandon vaksinën e AstraZenecas për të gjitha variantet e virusit

Një grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi të mërkurën përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit. Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: