Takim i Zëvendëskryeministrit Dimitrov me Ambasadorin Grek Kunduros

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Niksolla Dimitrov, sot mbajti takimin e parë të punës me Ambasadorin e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Rusos Kunuros.

Duke i dëshiruar sukses ambasadorit Kunduros në kryerjen e funksionit të ri ZKQ Dimitrov shprehu bindjen se përvoja e deritanishme profesionale e ambasadorit do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin me dy vendeve.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës mundësuan përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, por edhe aleancë natyrisht për dy vendet fqinje, që reflekton përmes mbështetjes të cilën Greqij ia jep Maqedonisë së Veriut për ardhmërinë e saj evropiane të rajonit”- theksoi Dimitrov, duke e potencuar nevojën e një bashkëpunimi më të fuqishëm si në kontekstin e euro- integrimeve ashtu edhe në fushat që do të jenë në dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët.

 

“Bashkëpunimi ynë vazhdon dhe do të thellohet në periudhën e ardhshme në kuadër të Memorandumit për shpejtimin e procesit integrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (nënshkruar në prill të vitit 2019) përmes këmbimit të përvojës, ekspertizës dhe njohurisë në zbatimin e politikave evropiane” – theksoi Dimitrov.

 

Bashkëbiseduesit ranë dakord për rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të këtij lloji të bashkëpunimi mes dy vendeve në sfera konkrete të së drejtës tregtare, energjetikë dhe aksione klimatike përmes pjesëmarrjes së ekspertëve grek në institucionet nacionale, si dhe organizim i seminareve onlajn në tema lidhur me integrimin evropian në kuadër të instrumentit TAEKS.

Në vazhdim të takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aktivizimin e mundshëm të Komitetit të përbashkët për shqyrtimin e sferave të tjera konkrete, si dhe metoda të bashkëpunimit.​​

Next Post

Bekteshi dhe Avziu lëshuan në përdorim gjashtë ulësen për herë të parë për këtë sezonë në Kodrën e Diellit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me drejtorin e ELEM TOURS Adem Avzi, morën pjesë në lëshimin në funksionim të teleferikut me gjashtë ulëse për herë të parë për këtë sezonë në Kodrën e Diellit. “Bëhet fjalë për një teleferik supermodern, i vetmi i këtij lloji në vend. Gjatësia […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: