Takim i ZV/MPJ Isaki me Ambasadoren e Rumanisë

vull

Zëvendës Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmire Isaki sot realizoi takim me Ambasadoren e sapoemëruar të Jashtëzakonshme dhe të Plotfuqishme të Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut E.S. znj. Adela Monica Axinte.

Zv/MPJ Isaki i dëshiroi mirëseardhje Ambasadores Axinte dhe e shprehi bindjen se gjatë mandatit të saj, raportet miqësore mes dy vendeve do të ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit dhe do të pasurohen me përmbajtje të reja, duke nënvizuar perspektivën që e ofron potenciali në plan ekonomik.

Ata theksuan kënaqësinë e partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në kuadër të NATO-s, si dhe bashkëpunimit e deritanishëm në plan rajonal dhe ndërkombëtar, duke shprehur shpresën se Rumania do të vazhdojë me mbështetjen e deritanishme parimore për integrimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit, gjithashtu, shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale në të dy vendet, sidomos në kushte të restriksioneve pandemike.

Next Post

Shahpaska: As Gruevski që iku, as Zaevi si kryeministër aktual i cili po lufton në krizën më të madhe, as ministrja e Punës dhe Politikës Sociale nuk u jep pension pensionistëve, ata kanë punuar gjatë gjithë jetës së tyre dhe e kanë merituar

“Në zgjidhjen ligjore, që e diela të jetë ditë pushimi javor, si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale jemi duke punuar në tre muajt e fundit. Përmes takimeve të shumta, debateve, takimeve, kemi biseduar me sindikatat si përfaqësues të punëtorëve, Odave, organizatave të punëdhënësve, në fakt me të gjithë aktorët […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: