Takim lamtumirës i MPJ Bujar Osmani me Dimitris Janakakis, Ambasador i Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

vull

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Dimitris Janakakis.

Ministri Osmani përshëndeti angazhimin e Ambasadorit Janakakis gjatë periudhës sa ishte me mandat në Maqedoninë e Veriut, kur u realizuan momentet historike në raportet bilaterale, siç ishin përgatitjet por edhe të vet nënshkrimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Përskaj mundësisë për krijimin e një faze të re në raportet bilaterale dhe ndërmarrjen e një serie aktivitetesh për thellimin e tyre, u mundësua që shteti ynë t’i realizojë prioritetet më të rëndësishme në politikën e jashtme, anëtarësimin e plotë në NATO dhe vendimin e Këshillit Evropian në mars për fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian.

“Me angazhimin tonë të përbashkët treguam se zgjidhja e suksesshme e çështjes së hapur bilaterale ndër vite u bë model për shtetet tjera në rajon, kontribuoi në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe me të për perspektivën evropiane nga rajoni”, tha Ministri Osmani dhe shtoi: “Greqia vazhdon të mbetet lobist i zëshëm për në BE – progresin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të rajonit”.

Ministri Osmani e falënderoi Ambasadorin Janakakis për ndihmën në realizimin e të gjithë angazhimeve të cilat në periudhën e kaluar kontribuan në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në shumë fusha të interesit të përbashkët, koordinimit dhe punës.

Next Post

Përmbytjet dhe dëborë në veri të Italisë, shpallet "alarm i kuq"

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Italinë veriore të dielën, duke shkaktuar një “alarm të kuq” në pjesë të Venetos, Furlania dhe provincës së Bolzanos. Në vetëm disa orë, zjarrfikësit kryen më shumë se 400 ndërhyrje emergjente në Veneto. “Për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tokës dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: