Takim Nuredini-Hahn për përdorim më efikas të fondeve në dispozicion për projekte mjedisore

vull

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi takim pune me Komisionerin e BE-së për Buxhet dhe Administratë Johannes Hahn, me qëllim të rritjes së investimeve dhe zbatimit më efikas të projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në takim, u kërkua ndihmë teknike shtesë nga Brukseli në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikacioneve në fondet evropiane, në mënyrë që të maksimizohet përdorimi i fondeve në dispozicion.

Ministri Nuredini theksoi përparësitë kryesore në sigurimin e mbrojtjes së mjedisit, pas së cilës u ra dakord që do të komunikohet një listë e projekteve prioritare të investimeve, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për përdorimin e programeve speciale për projekte me rëndësi të veçantë siç janë zonat e ndotura dhe rehabilitimi i tyre.

Kapitulli 27 mbi mjedisin është një nga kapitujt më të gjerë dhe të kushtueshëm, dhe përdorimi i duhur dhe me kohë i fondeve në dispozicion nga fondet evropiane në periudhën e para-anëtarësimit është thelbësor.

Next Post

Carovska për Magazinën Ekonomike: Përmes dialogut me kompanitë do t'i përcaktojmë profilet që do t'i hapim në shkollat profesionale nga viti i ardhshëm shkollor

Shkollat ​​e mesme profesionale duhet të kenë profile të hapura në pajtim me nevojat e tregut të punës. Prandaj, së bashku me odat ekonomike dhe me vetëqeverisjet lokale dhe ministria, do të vlerësojmë për vitin e ardhshëm shkollor në cilën komunë për cilin profil ka nevojë, tha Ministrja e Arsimit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: