Takim pune i drejtorit Sela me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

vull

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela e vizitoi Ministrinë e Punëve të Brendshme ku dhe realizoi takim pune me ministrin e këtij institucioni, Oliver Spasovski.
Me këtë rast, drejtori Sela e informoi ministrin Spasovski për bashkëpunimin tashmë të vendosur me Ministrinë e Punëve të Brendshme si një institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, duke theksuar se në vitin 2020 u përkthyen dhe u lekturuan formularët zyrtarë të kësaj ministrie për nevojat e Seksionit të Çështjeve Civile.
Gjithashtu, drejtori Sela shprehu interes për promovimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mirëpriti angazhimin e ministrit Spasovski në zbatimin e detyrimeve të zgjidhjes ligjore për përdorimin e gjuhëve, dhe për realizimin e të drejtave të qytetarëve në procedurat përballë Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Të dy palët e vlerësuan takimin si jashtëzakonisht të dobishëm dhe u zotuan të vazhdojnë dialogun dhe bashkëpunimin e vendosur.
Next Post

Grubi - Arifi: Bashkëpunimi qeveri-komunë sjell përfitim për qytetarët

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij priti kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për projektet e realizuara deri më tani për Tetovën. Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: