TAKIM VIRTUAL I KRYETARIT XHAFERI ME EURODEPUTETËT SHIDER, KJUÇUK DHE VALLSMAN

vull

Kryetari i Kuvendit të Republikës ë Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot kishte një takim virtual konsultativ me eurodeputetët si lehtësues të Dialogut Zhan Mone, Andreas Shider, Marion Vallsman dhe Ilhan Kjuçuk.  Takimi ishte në përbërje më të gjerë dhe në të njëjtin ishin të ftuar dhe të inkuadruar edhe koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Micevski, Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Surija Rashidi dhe Kastriot Rexhepi. Në takim ishte edhe sekretarja e përgjithshme, Cvetanka Ivanova.

Ky takim konsultativ kishte për qëllim sigurimin e azhurnimit të zbatimit të obligimeve të ndërmarra gjatë Dialogut të 3-të Zhan Mone të Kuvendit me Parlamentin Evropian në shkurt të vitit 2020, si edhe për klimën e përgjithshme politike dhe përbërjen e forcave të reja parlamentare pas zgjedhjeve që u mbajtën më 15 korrik 2020.

Kryetari Xhaferi u falënderoi eurodeputetëve për urimet për rizgjedhjen e tij dhe për zbatimin e paanshëm të zgjedhjeve parlamentare në kushtet sfiduese të KOVID-19. Ai pohoi se Kuvendi, edhe në këtë mandat të ri, mbetet konsekuent ndaj mbajtjes së momentit dhe frymës së Dialogut Zhan Mone, sidomos tani kur klima është në masë të madhe më pozitive.  Respektivisht, kur koordinimet mbahen në përbërje të plotë, dhe të gjithë koordinatorët kanë mundësi që drejtpërdrejt të informohen dhe të kontribuojnë në funksionalitetin e dhomës ligjvënëse. Gjithsesi, Kryetari shprehu kënaqësi për Raportin pozitiv të Komisionit Evropian, në pjesën për Kuvendin, dhe pohoi se vend për përmirësim ka dhe ka konsensus që të punohet në këtë drejtim, mirëpo në të njëjtën kohë e arsyetoi edhe domosdoshmërinë e procedurave të shkurtuara që zbatoheshin në periudhën e kaluar. Këtu kuptohet mendonte për ndryshimet e duhura për fitimin e anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe hapjen e mundësisë për negociata aderimi me Komisionin Evropian. Ai informoi se pandemia e jashtëzakonshme me KOVID-19 imponoi marrjen e vendimeve të jashtëzakonshme nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh atë se Kuvendi ishte shpërndarë në atë periudhë dhe menjëherë në seancën e parë u hap çështja e mënyrave alternative të punës, me qëllim të ruajtjes së funksionalitetit dhe kompetencës kushtetuese a duke pasur parasysh se, siç tha edhe Kryetari Sasoli: “Demokracia nuk mund të suspendohet në një krizë të këtillë dramatike,” dhe në këtë drejtim, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje edhe ndaj tij, edhe ndaj Parlamentit Evropian për ndihmën pa rezervë dhe për atë që mbesin në dispozicion për ndarjen e praktikave të mira. Tani për tani, tha Kryetari Xhaferi, Kuvendi vazhdon të punojë me prezencë fizike, derisa e lejojnë kushtet këtë.

Në raport me Dialogun e 4-t Zhan Mone, i cili tani për tani nuk mund të organizohet për shkak të pamundësisë për prezencë fizike, nga ana e eurodeputetëve u konfirmua se Parlamenti Evropian është i gatshëm të vazhdojë me lehtësimin e procesit për arsye se konkluzat e DZHM të 3-të lanë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re parlamentare, gjegjësisht Rregullore për reformat e aspekteve kryesore të së cilës u pajtuan të gjithë pjesëmarrësit.

Kryetari Xhaferi, dhe të gjithë të pranishmit në takim shprehën gatishmëri të vazhdojnë me reformat dhe gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për të gjitha situatat e mundshme me rregullore të cilat kishin mundur të pengojnë zhvillimin normal të procesit ligjvënës.

 

 

 

 

Next Post

Myftiu,Prof. Dr. Qani ef. Nesimi: E dënoj sulmin terrorist në Vjenë!

BFI-Myftinia e Tetovës, dënon ashpër sulmin, dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm që ndodhi mbrëmë në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë. Në emër të BFI-Myftinisë së Tetovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë! […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: