Takim zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Naser Nuredini me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Oto Graf

vull

Më 5 shtator 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Oto Graf.

 

Në këtë takim, zëvendësambasadori Graf dhe ministri Nuredini, diskutuan përparësitë dhe sfidat në fushën e mjedisit jetësor dhe mundësitë e ekspertizës gjermane në ekonominë cirkulare.

 

Zëvendësambasadori shprehu interes të veçantë për vizionet e Ministrit Nuredini dhe theksoi se ekziston një potencial i madh për bashkëpunim përsa i përket transparencës dhe kredibilitetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Në angazhimin e tij për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini shprehu mirënjohjen për mbështetjen për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe teknologjikisht-inovative për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Next Post

E tmerrshme: Mjeku tetovar është rrahur para syve të policisë

Policia ka konfirmuar rastin e rrahjes së mjekut që ka ndodhur sot në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës, për të cilin informoi Gazeta Lajm.   Lajmin e ka konfirmuar edhe Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni. sipas tyre, mjeku i sulmuar është mjek 45 vjeçar i sëmundjeve të lëkurës, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: