Takimi i Kryeministrit Spasovski me ambasadorin kinez Xuo

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski u takua me Xhang Xuo, ambasador i Republikës Popullore të Kinës në vendin tonë.

Në takim u theksua solidariteti i lartë dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy shteteve gjatë kohës së pandemisë të shkaktuar nga Covid-19. Ambasadori Xuo përcolli përshëndetjet për Kryeministrin Spasovski në emër të Kryeministrit kinez Li Keçijang, me ç’rast u vlerësua se vendi ynë po ballafaqohet mirë me pasojat nga pandemia në plan shëndetësor dhe ekonomik. Kryeministri Spasovski, iu falënderua Republikës Popullore të Kinës për ndihmën në materiale mjekësore dhe sanitare dhe për ndarjen e përvojës rreth ballafaqimit me virusin, si dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të mëtejshëm.

U shpreh edhe përcaktimi i përbashkët për zhvillim të bashkëpunimit në kuadër të iniciativës 17+1, në këto fusha: bujqësi, infrastrukturë, energjetikë, arsim dhe kulturë.

Në takim u theksua se Republika Popullore e Kinës është e përcaktuar drejt multilaterizmit dhe në këtë drejtim e mbështet avancimin e vendit tonë në integrimet euro-atlantike.

“Kjo Qeveri, në kushte të krizës shëndetësore botërore, me sukses organizoi dhe realizoi zgjedhje të drejta dhe demokratike, ashtu siç i ngjan një vendi anëtare e NATO-s, e cila është në prag të fillimit të bisedimeve me BE-në. Pres që në kuadër të afateve kushtetuese dhe ligjore të kemi Qeverinë e re, e cila do të vazhdojë fuqishëm drejt rrugës së integrimeve evropiane. Qeveria e re ka për qëllim që të përqendrohet fuqishëm në ekonominë, me qëllim të avancimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, tha Kryeministri Spasovski.

Në këtë drejtim, në takim bashkërisht u konstatua se ekziston bazë stabile për zhvillim të mëtejshëm të raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Popullore të Kinës.

Next Post

Sërish defekt tjetër në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Tetovë

Informacion nga NJ.P.”Ujësjellësi dhe Kanalizimi Të nderuar, Ju informojmë se edhe sot (06.08.2020),për shkak të një defekti tjetër në rrjetin kryesor të ujësjellësit F300 në parkun e Xhamisë së Larme ,do të ketë ndërprerje të ujit për një pjesë të qytetarëve edhe atë prej orës 12:00 deri në përfundim të defektit. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: