Takimi i Kryeministrit Zaev me koordinatoren e përhershme të KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Rosana Duxhiak

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot u takua me Rosana Duxhiak, koordinatore e përhershme e KB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në takim u theksua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i ndërsjellë ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve në vendin tonë dhe Kombet e Bashkuara, për çështjet në interes të shtetit të qytetarëve, si dhe për aktivitetet për realizimin e qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, të përcaktuara nga KB.

 

Në këtë takim u potencua se Republika e Maqedonisë së Veriut është yll në rajon, për shkak të arritjeve të mëdha në planin e jashtëm dhe të brendshëm dhe bashkërisht është konstatuar se periudha në vijim mundëson kushte që e gjithë kjo të vihet në funksion për nevojat e qytetarëve.

 

Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e ka nga KB-ja në procesin e demokratizimit të shtetit, si dhe në fushat e rëndësishme për qytetarët, veçanërisht në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

 

“Kjo është një periudhë e çmuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse, që kur janë shmangur pengesat e integrimeve euroatlantike, janë hapur shumë mundësi për përfitime ekonomike për qytetarët, si dhe për zgjidhjen e çështjeve që prekin cilësinë e jetës së përditshme. Shpresojmë se deri në fund të vitit do të jemi vendi anëtarë i 30-të i NATO-s. Procesi i integrimit mundësoi shumë investime të huaja, me çka vendi është vlerësuar si më i miri në rajon. Ka hapësirë ta intensifikojmë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara, ashtu që përfitimet e mëdha do t’i ndjejnë qytetarët e vendit tonë, ndërsa ne, si Qeveri dhe si shtet, jemi të përgatitur të kontribuojmë me gjithçka që është e mundur në realizimin e qëllimeve të përcaktuara globale për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Kryeministri Zaev.

 

Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Duxhiak, theksoi se familja e KB-së pret që të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me partnerët në Qeveri, me shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare, me qëllim që të sigurohet se në frymën e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm në këtë proces të jenë të kyçur të gjitha realizuesit e nevojshëm shoqëror.

 

Në këtë drejtim, në takim u bisedua për aktivitetet e Qeverisë, posaçërisht në pjesën e energjetikës, me qëllim për të kontribuar drejt uljes së ndotjes. U bisedua edhe për masat që i përcaktoi dhe i ndërmori Qeveria për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe rajonit të Ohrit, përmes ndalimit të punëve të mëdha ndërtimore, legalizimeve vetëm sipas ligjit, për planin e ri urbanistik të Ohrit dhe ligjin e ri të planifikuar për Liqenin e Ohrit.

 

Kryeministri Zaev kumtoi përcaktimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KB-në, posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, nëpërmjet një varg projektesh të filluara në vend.

 

KB-ja shprehu gatishmërinë e saj për mbështetjen plotësuese të Qeverisë në planin e mbrojtjes së Liqenit të Ohrit, duke pasur parasysh se KB-ja tashmë ndihmon në uljen e ndotjes së Liqenit të Ohrit, që vjen nga prurjet e lumit Sateska në liqe, nëpërmjet monitorimit të përhershëm të llojeve më të rëndësishme dhe vendbanimeve në Parkun Nacional Galiçica.

 

Në këtë takim, u përshëndet progresi i vendit në realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Parisit, për rezistencë më të madhe dhe avancim të ekonomisë së gjelbër, veçanërisht që qëllimi kryesor i njërit nga samitet e KB-së në nivel të lartë,  që do të mbahen në Nju Jork, do të jetë Samiti për aksionin klimatik, ku temë qendrore në fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së në Samit, siç është kumtuar, do të jetë porosia për angazhime më të mëdha të të gjitha shteteve, në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit.

 

Next Post

Qeveria miratoi informatën për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes në “Illovicë”, kompania nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për realizimin e eksploatimit

Ministria e Ekonomisë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e vendimit për refuzimin e kërkesës për dhënien e lejes për eksploatimin e lëndës minerale – bakër dhe ar në lokalitetin “Illovicë”, Komuna Bosillovë, kompanisë EUROMAKS Resources […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: