Takimi i lamtumirës i Kryetarit Xhaferi me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, znj. Daniella Barishiq

vull

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, realizoi takim të lamtumirës me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Daniella Barishiq.

Në takim u shpreh falënderimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme nga Kroacia miqësore. Të dy bashkëbiseduesit biseduan, gjithashtu, për çështjet aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Theks i veçantë iu kushtua temës së anëtarësimit në NATO, si dhe kryesimit të ardhshëm të Republikës së Kroacisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe programi dhe prioritetet e tyre.

Kryetari Xhaferi i uroi ambasadores së respektuar një punë të suksesshme pas përfundimit të mandatit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i dha një mirënjohje për angazhimin në ndërtimin dhe thellimin e miqësisë ndërmjet të dyja vendeve.

Next Post

Prof. Dr. Vullnet Ameti Rektor i Universitetit të Tetovës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për profesor Gaxhon!

Të nderuar miq, përmes këtij komunikimi, në emrin tim dhe në emër të Universitetit që drejtoj, shprehi dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ilia Gaxhos, ish – profesorit të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Profesor Gaxho ka dhënë kontribut të lartë në edukimin e brezave të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: