Takimi i ministres Shahpaska me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Simovski

vull

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, sot u takua me drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikës, Apostol Simovski, ku diskutuan për regjistrimin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbi nevojën për bashkëpunimin e mundshëm në pjesën e regjistrimit të të personave pa strehë.

Regjistrimi i popullatës, si një operacion statistikor do të kryhet nga Enti Shtetëror i Statistikës si bartës i autorizuar i hulumtimeve statistikore. Gjatë kësaj, drejtori i ESHS-së, Simovski theksoi se institucionet janë të gatshme dhe se regjistrimi do të kryhet duke përdorur mjetet dhe teknologjitë më moderne, në përputhje me kriteret dhe standardet ndërkombëtare të Eurostat-it. Në të njëjtën kohë, regjistrimi do të zhvillohet në terren, përmes intervistave të drejtpërdrejta me personat, por gjithashtu duke përdorur të dhëna nga regjistrat, përkatësisht bazat e të dhënave.

Në takim u bisedua edhe për personat pa dokumente dhe personat e pastrehë që bëjnë pjesë nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale – persona të cilët gjithashtu duhet të regjistrohen. Gjatë kësaj, ministrja Shahpaska informoi se MPPS-ja ka zbatuar procedurat për sigurimin e dokumenteve për identifikimin e këtyre personave. Lidhur me të pastrehët, përmes sistemit të Qendrave për Punë Sociale mund të sigurohen për vendndodhjen dhe evidentimin e tyre.

Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e regjistrimit të ardhshëm dhe zbatimin e tij, duke pasur parasysh që regjistrimi i fundit në vend është zhvilluar në vitin 2002. Këtë vit regjistrimi do të zhvillohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021.​

Next Post

Organizatat qytetare në takim me Carovskën: Me reformat forcohen barazia, inkluziviteti, multikulturalizmi dhe jodiskriminimi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues sot në takim me organizatat e qytetarëve e vazhduan procesin e gjerë konsultativ për reformat e propozuara në arsimin fillor. Organizatat qytetare në takimin i treguan propozimet dhe sugjerimet e tyre dhe dhanë mbështetjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: