Takimi i ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, me ambasadorin italian, Karlo Romeo

vull

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Karlo Romeo.

Në takim, Ismaili dhe Romeo theksuan se të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë tradicionalisht në të gjitha veprimtaritë në fushën e kulturës, që konfirmohet me numrin e madh të projekteve të realizuara dhe pjesëmarrjen e artistëve maqedonas dhe italianë në manifestimet të cilat mbahen në të dyja vendet.Shkëmbimi i projekteve dhe artistëve ekziston në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, veprimtarinë e botimit, veprimtarinë dramatike dhe veprimtarinë figurative, veçanërisht është i shprehur bashkëpunimi në veprimtarinë e filmit, që realizohet në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar për zhvillimin e projekteve të bashkëproduksionit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Filmit pranë Ministrisë së të Mirave Kulturore dhe Aktiviteteve Kulturore të Republikës së Italisë dhe Agjencisë së Filmit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst me rëndësi të madhe është edhe lidhja e Marrëveshjes ndërmjet Agjencisë së Filmit të RM-së dhe festivalit më të madh të filmit për fëmijë dhe të rinj në Evropë „Giffoni Еxperience“, në kuadër të të cilit deri më tani ishin realizuar edhe tri festivale edukative rajonale të filmit për fëmijë dhe të rinj „Xhifoni Maqedoni“.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për aktivitetet e ardhshme me të cilat do të thellohen lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve,sikurse Shoqata e Qytetarëve „Artopia“ nga Shkupi të jetë mysafir në kuadër të rrjetit të teatrove dhe projekt-lideri i projektit „Poetika e turpit“, në kuadër të manifestimit Matera –Qyteti Evropian i Kulturës 2019, Produksioni „Medenica“ do të realizohet projekti „Italia e Vogël udhëton“, AKVP „Emin Duraku“ do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Agrigento, etj.

Next Post

Mega koncert më 26 korrik në Vip Arenën në Shkup

Një mega koncert pritet të mbahet më 26 korrik me fillim në ora 20:00 në Vip Arenën në Shkup ku do të performojnë yjet e njohura të skenës muzikore shqiprtare si Kida, Ledri Vula, Shkurte Gashi e shumë emra të njohur të skenës. Detajet në vazhdim: https://www.facebook.com/events/478791959543591/

Subscribe US Now

%d bloggers like this: