Takimi i presidentit Pendarovski me kryetarin e Qeverisë Zaev

vull

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e pranoi Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


Në takim, Kryeministri Zaev uroi për marrjen e funksionit dhe i uroi punë të suksesshme presidentit Pendarovski.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale në shtet dhe për bashkëpunimin e ardhshëm midis të dyja institucioneve. Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Zaev janë angazhuar për bashkëpunim konkret dhe thelbësor midis Presidentit dhe Qeverisë me qëllim të sigurimit të progresit të përgjithshëm të vendit dhe realizimit të qëllimeve strategjike – anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Presidenti dhe kryeministri kanë theksuar nevojën për  qasje të harmonizuar dhe të përbashkët në planin ndërkombëtar dhe intensifikimin e proceseve reformuese në shtet me qëllim të realizimit të perspektivave evropiane dhe euroatlantike  të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Next Post

“Kur Menduh Thaçi dyertë e Gruevski i ka hapur “me shqelma”!

FOTO | Gruevski në kohën kur ishte shërbëtor shumë i mirë i Lupçes! Thonë ata që e njohin atë kohë! Në atë kohë Arbër Xhaferi kishte shumë afërsi me Lupçen dhe në krah të Arbërit  atë autoritet e kishte edhe lideri i PDSH-së z.Menduh Thaçi! Por thonë që ky,Gruevski aso […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: