Kryesuesi z. Talat Xhaferi për sot, 21 gusht 2020, në orën 12:00 e caktoi vazhdimin e Seancës së Parë Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në lidhje me mbajtjen e vazhdimit të parë të Seancës Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është caktuar për sot 21 gusht 2020 në orën 12:00, ndërsa me qëllim të respektimit të plotë të protokolleve të sigurisë të përcaktuar nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, Ju informojmë se:
Për të evituar grupim më të madh, Seancën Konstitutive do të mund të përcjellin vetëm dy përfaqësues nga çdo medium, respektivisht vetëm ata që në afatin e përcaktuar u paraqitën në Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit.
Për arsye se prezenca në Sallën e Madhe, ku do të mbahet Seanca Konstitutive do të jetë e kufizuar, inserte dhe fotografi do të mund të bëjnë vetëm një kamerë nga RTVM dhe fotografë zyrtarë të angazhuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.