Talat Xhaferi nga Dibra: Këtu u themelua ideali i Ali Ahmetit me emrin “BDI”, dhe nga këtu do vendosim edhe “Kryeministrin” e parë Shqiptar

Blerand Rexhepi

Në takimin qendror në qytetin e Dibrës, kryeparlamentari në detyrë dhe bartës i listës në zonën e V-të zgjedhore nga rradhët e BDI-së Talat Xhaferi ka kërkuar mbështetje nga qytetarët për të realizuar idenë e liderit të partisë së tij dhe për të bërë një shqiptarë për herë të parë kryeministër të vendit.

“Kemi besuar atëherë kur bashkërisht nga këtu filluam me krijimin e subjektit që tashmë udhëhiqni, kemi besuar që do jeni lider i shqiptarëve dhe vazhdojmë të besojmë tek populli jonë që me shekuj e me vite ka dhënë mbështetje atyre që kanë vënë rrënjët e para”, kështu foli para të pranishmëve Xhaferi, raporton Zhurnal.mk.

Sipas tij, në këto 12 ditë fushatë ai ka vizituar një pjesë të madhe të vendbanimeve në zonën e V-të zgjedhore duke bashkëbiseduar nga afër mbi sfidat e qytetarëve dhe se beson që shqiptarët por edhe etnitetet tjera janë bashkërënditur prapa idesë së Ali Ahmetit.

“Më lejoni që përskaj jush të përshëndes dibranët e mi, qytetarët e mi që kam bashkërëndit që në ditët e para të mandatit tim, për këto 12 ditë fushatë kisha mundësinë që gati gjitha pikat edhe më të largëta nga Mavrova deri në Prespë të kalojdhe të përcjellë mesazhin e secilës pikë, mesazhi është që gjithë shqiptarët në këtë zonë mbështesin dhe përkrahin idenë e liderit tonë z. Ali Ahmeti që është koha për kryeministrin e parë shqiptarë e që kemi edhe vetëm 5 ditë deri në realizimin e kësaj ideje edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme, për shkak se rrethanat nuk janë të panjohura për ne e as nuk janë pengesë por janë motivim që na angazhojnë të ecim e hapërojmë drejtë qëllimeve tona, andaj kudo që jeni ju ftoj që më 15 korrik masovikisht të drejtohemi kutive të votimit e duke rrethuar numrin 9 të bëjmë realitet idealin tonë kryeministrin shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, është shprehur mes tjerave para dibranëve Talat Xhaferi.

https://www.facebook.com/watch/?v=273287830442737

Next Post

Dr. Florin Besimi në Gjermë: Kryeministrin shqiptar, e votojnë shqiptarët!

Në bastionin e BDI-së në lartësinë e bjeshkëve krenare, në Gjermë, sot, kandidati i BDI-së për Parlamentin e RMV, Dr. Florin Besimi, ka takuar qytetarët e kësaj ane, me ftesën të dalin në zgjedhje më 15 Korrik, dhe sigurisht, të votojnë Kryeministrin e parë shqiptar. BDI kur e ka propozuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: