Taravari dhe Zaevi: Shqiptarët të mirë vetëm për byrek (Video)

Blerand Rexhepi

Të rinjtë shqiptarë janë të mirë vetëm për tu mbajtur byrek maqedonasve. Kështu para disa kohësh deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në emisionin Rruga Drejtë në Alsat.

“A e dini çfarë keni bërë me ata që i keni punësuar nëpër institucione, fatkeqësisht u mbajnë byrek maqedonasve fatkeqësisht. I keni në nivel të fundit të graduar në administratën e shtetit”, deklaroi Taravari.

Ndërkohë edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev vleron se shqiptarët janë të mirë vetëm për gatim të byrekut dhe që ata nuk kanë nevojë të përdorin gjuhën e tyre amtare.

“Unë jam i informuar se edhe në Prokurorinë Publike në Strumicë për të cilën besoj se menjëherë do ta largojnë pasi që aty nuk kemi mbi 20% shqiptar dhe nuk ka kush ta shfrytëzojë gjuhën shqipe në Strumicë. Kemi një familje shqiptare të cilët e gatuajnë byrekun e mirë të Strumicës”, tha Zaev.

Next Post

"Nga Arbën Xhaferi te Afrim Gashi", aktivistët e Selës nuk duan të identifikohem me Alternativën

Sa vjen e thellohen ndasitë e aktivistëve të LR-PDSH-së ndaj krerëve të Alternativës. Mosdurimi i aktivistëve të LR-PDSH-së ndaj Afrim Gashit, tashmë i caktuar si bartës i listës për deputet në Njësinë e dytë zgjedhore ka bërë që LR-PDSH të merret seriozisht me qetësimin e aktivistëve.   Në këtë drejtim […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: