Taravari ideologjikisht i lidhur me VMRO-në kërkon fitoren te shqiptarët

Blerand Rexhepi

U zgjodh Kryetar i Shtabit të Aleancës për Shqiptarët një ditë më herët dhe tha se prej aty nis rrugëtimi i fitores së madhe më 12 Prill, por partia në të cilën bën pjesë edhe Taravari akoma nuk ka gjetur një partner të përbashkët koalicioni me shqiptarët.
ASH nuk do bëjë koalicion as të hapur e as të fshehur me LSDM, në ndërkohë që me VMRO- koalicion të hapur nuk do bëjë gjithësesi, por ideologjikisht ata mbeten të ngjajshme me partinë më të madhe opozitare maqedonase ndërsa botërisht dihet për këtë nga deklaratat e Taravarit

E vetme në zgjedhje, me BESëN apo me Alternativën ose të tre partitë bashkë , kjo ende mbetet një mister i madh me shumë të panjohura.

Në fakt në Gostivar si njeriu i parë i kësaj Komune Arben Taravari ka një aleancë të tillë me VMRO-DPMNE që muaj më parë përmes këshilltarëve i mundësoi të krijojë Këshillin e Komunës në krye me Besim Memedin , duke ia marrë atë LSDM-së dhe BDI-së.

Taravari :” Ideologjikisht jemi shumë më afër me VMRO-në!”
Në mënyrë kronologjike Taravari edhe publikisht e ka shprehur qëndrimin e tij se ideologjikisht ata janë më të afërt me VMRO-DPMNE-në dhe këtë e ka deklaruar edhe në një emision televiziv të Vasko Eftovit duke folur për zhvillimet politike në vend.
Taravari tha me këtë rast se ideologjikisht ne jemi shumë më afër me VMRO-në se sa me LSDM-në

Taravari u shpreh në atë emision se “-VMRO definitivisht duhet të reformohet.Unë besoj se ata këtë do ta bëjnë shpejtë.Ideologjikisht ne jemi shumë më afër me VMRO-në se sa me LSDM-në
Kjo tanimë dihet,Aleanca për Shqiptarët, po e përsëris edhe një herë se, ne ideologjikisht jemi shumë më afër me VMRO-në!”.

Dimovski: Taravari ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së


Gjithashtu edhe Ilija Dimovski dy vjet më parë tha për Arben Taravarin se ai ka përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe këtë ai e tha në fillimin e pjesës së dytë të seancës kuvendore ku po diskutohej në rendin e ditës për votim të Qeverisë së re të Maqedonisë atë kohë .Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski duke komentuar për programin Qeveritar dhe emrat e ministrave të rinj, për kandidatin e LR-PDSH-së së koalicionit Aleanca për Shqiptarët ka komentuar më gjatë me çka shprehu edhe përkrahje për të

“Ai është kandidat i shkëlqyer. Nëse votohet veçmas për të, ne do ta votojmë për shkak të profilit të tij dhe se meriton të jetë pjesë e Qeverisë”, tha Dimovski.

Poashtu në kohën e zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoninë e Veriut kreu i Gostivarit dhe përfaqësuesi i lartë i ASH-së u shpreh atë kohë se nuk e përjashton mundësinë e bisedimeve politike me opozitën maqedonase, megjithëse disa media kishin raportuar në vazhdimësi mbi idenë që VMRO-DPMNE të mbështesë kandidatin e Aleancës për kryetar të Dibrës derisa po zhvilloheshin zgjedhjet vendore në atë komunë , dhe partia opozitare shqiptare ta mbështesë atë me mbështetje për Siljanovska – Davkova në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale.

Next Post

Lideri i BDI-së Ahmeti më i pëlqyeri ndër shqiptarët edhe në rrjetet sociale

Platformat teknologjike dhe zhvillimi i tyre ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Madje edhe vetë politikanët dhe liderët botërore zgjedhin që të komunikojnë përmes rrjeteve sociale, duke mos hezituar që shpesh herë të tregojnë edhe detaje nga jeta e tyre personale përmes publikimit të fotografive apo video-ve në platformat teknologjike. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: