Taravari përgënjeshtron kryetarin e degës së Tetovës Altrim Mamutin

Blerand Rexhepi

Pas lajmeve se dega e Tetovës ka probleme dhe kreu i ASH-Tetovë do të kalojë në Lëvizjen BESA, ka reaguar edhe sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari.

Ai thotë se Aleanca çdo ditë rritet duke përgënjeshtruar kryetarin e degës së Tetovës,Altrim Mamutin. i cili tha se kryesia mos kërkojë justifikim për humbjet.

“Çdo ditë Alenacës për shqiptarët i bashkangjiten antarë të gjithë partive, por edhe shumë qytetarë të pamvarur, që koaicionin Aleanca-Alternativa e shohin si ospion i vetëm që mund të sjell ndrsyhimin historik për shqiptarët në RMV. Nuk fitohen zgjedhje me lajme të rejshme, së shpejti shihemi në fushë të mejdanit” ka shkruar Taravari.

Nga ana tjetër, kryetari I degës së ASH-së Tetovë, ditë më pare ju çoi selam kryesisë së ASH-së që most ë kërkojnë të justifkohen për humbjet tek njerëzit e drejtë.

“Njëher mundeni me u tall po pastaj smundeni se shkarkoheni nga populli! Mos kërkoni të justifikoni humbjen tuaj tek njerzit e drejtë duke shpikur lajme të reme! Nëse nuk i doni të drejtët dhe puntorët atëher tregoni! Megjithatë ne gjithmonë do të gjejmë një rrugë për ta mposhtur të keqen që po qeverisë gjatë gjith këtyre viteve, por ju te dashur bashkpartiak nuk mund të më nxirni lajme të rejshme prej portaleve të bdis për kinse përçarje në degën e Tetovës, por nëse kët vërtet e doni atëher na qoft përhajër!” ka shkruar Altrim Mamuti.

Ndryshe, mosmarrveshje ka edhe mes ASH-së së Gostivarit dhe degës së Vrapçishtit, ku siç mësohet jozyrrtarisht, Arben Tarvari nuk e përfill kryetarin ekomunsë së Vrapçishtit ku edhe ka nisur përplasja mes dy degëve të ASH-së.

Next Post

Analistët komentojnë përçarjet në ASH: E pritur pas dështimit për unifikim dhe koalicionit joparimor

Në prag të zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoninë e Veriut që duhej të mbaheshin më 12 Prill por që u anuluan për shkak të pandemisë nga Covid-19, në partinë më të madhe opozitare Aleanca për Shqiptarët kanë filluar përcarjet e thella që nisën në Degën e Tetovës por që më pas […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: