Taravari priti në takim ambasadoren britanike Galloway

vull

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim ambasadoren e Britanisë së Maqdhe në vendin tonë, znj. Rachel Galloway. Në takim është biseduar për situatën me pandeminë, si dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë me theks të veçantë realizimin e projekteve që kjo ambasadë i ka financuar në Gostivar. Kryetari Taravari Britaninë e Madhe e cilësoi si vend mik të komunës së Gostivarit dhe Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.

“Kënaqësi e veçantë që sot në komunën tonë e kishim mysafire për së dyti herë znj. Rachel Galloway, ambasadore e Britanisë së Madhe me të cilën biseduam për problemet të cilat i ka komuna e Gostivarit, projektet që i kemi realizuar si qeverisje tre vejçare në pushtetin lokal. Biseduam edhe për ide dhe projekte që planifikojmë t’i realizojmë vitin e ardhshëm, një pjesë të bisedës e fokusuam për problemin me pandeminë Covid 19, mënyra si është menaxhuar nga komuna e Gostivarit dhe në nivel republikan. Biseduam edhe për projektet e realizuara në Gostivar të cilët janë financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe dhe janë realizuar nga disa shoqata jo qeveritare”, deklaroi mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Kjo ka qenë vizita e dytë e ambasadores Galloway brenda një viti në qytetin e Gostivarit. Ajo falenderoi kryetarin Taravari për mikëpritjen, dhe theksoi nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Më vjen mirë që vij sërish në Gostivar të takohem me kryetarin Taravari dhe ti falemenderohem për mikpritjen e bashkëpunimin. Sigurisht jemi njoftuar me mënyrën se si vendi, respektivisht komuna e Gostivarit ballafaqohet me situatën me Covid 19. Biseduam edhe për mbështetjen që komuna bën në drejtim të përkrahjes të të rinjëve dhe grupeve të të rinjëve në këtë kohë pandemie. Jam e lumtur që vijojmë të punojmë së bashku me organizatat joqeveritare në Gostivar, ti mbështesim të rinjtë në drejtim të krijimit të qendrave rinore”, deklaroi ambasadorja e Britanisë së Madhe në vendin tonë, znj. Rachel Galloway.

Pas takimit me kryetarin Taravari, ambasadorja britanike ka zhvilluar takim edhe me përfaqësuesit e Këshillit komunal të Gostivarit, me të cilët kanë biseduar mbi menaxhimin e situatës me pandeminë, bashkëpunimin mes grupeve të këshilltarëve dhe realizimin e projekteve të deritanishme nga pushteti lokal i Gostivarit.

Next Post

Osmani: Republika e Maqedonisë së Veriut do të promovohet si brend ekonomik dhe politik që paraqet pjesë të shoqërisë bashkëkohore

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot prezantoi konceptin e ri të Diplomacisë Ekonomike, që del nga prioritetet e parapara nga misioni i mandatit. “Diplomacia Ekonomike përbën pjesë të rëndësishme të politikës se jashtme të vendit, e cila duhet të ripërtërihet, të përforcohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: