Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë bazë për krijimin e ardhmërisë sonë të përbashkët, për perspektivat e qytetarëve tanë dhe shtetit

vull

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave i cili do të zbatohet në prill të vitit 2021, do të jep të gjitha përgjigjet e nevojshme në raport me sigurimin e të dhënave statistikore cilësore që janë kyçe për ndërtimin e strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të parashikueshëm të shtetit.

Regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, i organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat, operacion statistikor që na mungon për gati se 20 vite.

Regjistrimi i popullsisë këtë vit do të zbatohet me më pak mjete krahasuar me përpjekjen e fundit të pasuksesshme për regjistrim të popullsisë, më lirë se sa që propozohej, ndërsa do të zbatohet me veglat dhe teknologjitë më moderne.

Regjistrimi i popullsisë është aktivitet i obligueshëm ligjor për të gjithë personat dhe amvisëritë.

Në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, regjistrimi i popullsisë përmendet si një obligim i rëndësishëm i shtetit tonë i cili duhet të realizohet. Kapitulli statistikor është një prej kapitujve nga klasteri i parë në bisedimet me BE-në.

Me pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë çdo qytetar do të jep kontribut personal për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne. Ky është detyrim i ynë, është detyrim ndaj shtetit, ndaj vetes dhe ndaj fëmijëve tanë.

Përmes pjesëmarrjes aktive qytetarët do të kontribuojnë në azhurnimin e të dhënave, me qëllim të sigurojmë fakte në vend se supozime, të sigurojmë të dhëna të rëndësishme për komunat, për komunitetin e biznesit, për sektorin joqeveritar dhe për secilin qytetar si pjesë e shtetit tonë.

Të dhënat e azhurnuara, të cilat do t’i sigurojmë përmes regjistrimit të popullsisë, mundësojnë që komunat ta planifikojnë zhvillimin e tyre, kushtet për investime, mjetet buxhetore dhe do të mund të rrisin dukshmërinë në bazë të së cilës do t’i planifikojnë fondet buxhetore dhe fondet nga BE-ja.

Metodologjia dhe temat e regjistrimit të popullsisë janë të definuara nga ana e trupave ndërkombëtar statistikor dhe reflektohen edhe në legjislacionin e BE-së.

Programi për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në vitin 2020 është koordinuar nga ana e Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara dhe Konferencës së Statistikorëve Evropian të UNECE. Parimet dhe rekomandimet për vitin 2020 u miratuan që në vitin 2015.

Enti Shtetëror i Statistikës i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe eksperte dhe është i gatshëm që me sukses të mbajë dhe të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat.
Regjistrimi i popullsisë 2021 për së pari herë jep mundësi të regjistrohen edhe qytetarët tanë edhe familjarët e tyre jashtë vendit. Kjo do të mundësojë një pasqyrë të lëvizjeve të migracionit, e cila është një bazë e mirë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për të ndaluar me sukses këtë proces.

Regjistrimi i popullsisë 2021 është e ardhmja jonë e përbashkët, që hap perspektivë evropiane për vendin tonë dhe për ne personalisht si qytetarë të saj.

Next Post

Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko, më 01.02.2021 ndau vendime për 24 mësimdhënës .

Komuna e Strugës, me kërkesë të shkollave fillore dhe të mesme në përputhje me nenin 66 paragrafi 10 të Ligjit për Mësimdhënës dhe Bashkëpunëtorë Profesional, deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dorëzoi kërkesë për transformimin e marrëdhënies së punës nga ai me afat të caktuar në atë me afat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: