Të hënën asfaltohet  rruga industriale në Tetovë

vull

“27 mijë metër katror do të jetë totali i rrugës që do të fillojë të hënën asfaltiohet  rruga industriale në Tetovë”. Ky investim është  më i madh mes një bashkëpunimi nëpërmjet  NP” Rrugët e Maqedonisë” dhe komunës së Tetovës.

Projekti është financuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut me insistimin e madh të drejtorit të Np” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memetit dhe kryetares së  komunës së Tetovës Teuta Arifi. Sipas ligjit rrugët lokale të dëmtuara nga vërshimet mund të financohen nga shteti, ku Memeti ka arritur këtë rrugë  lokale të  kalojë në qeveri për të nisur asfaltimin. Rruga industriale në gushtin e vitit 2015 u dëmtua nga vërshimet.

Rruga afërsisht është  3 km, e cila është dëmtuar në vitin 2015 nga vërshimet, një rrugë mjaftë e rëndësishme për qytetin e Tetovës, që krijon lidhje me dy qytetet tjera me Shkupin dhe Gostivarin. Këtë rrugë lokale arritëm të kalojmë në qeveri pasi sipas ligjit rrugët lokale të dëmtura nga vërshimet mund të financohen nga Qeveria.  Gjithashtu kjo rrugë pas asfaltimit shpresojmë që të jetë më të gjitha standardet që Tetovës ti jep një pamje ndryshe” u shpreh Memeti për TS.

Memeti gjithashtu premtoi që pas asfaltimit të kësaj rruge të rëndësishme, do të nis edhe asfaltimi i rrugës prej tek VERO deri tek Kazerma e qytetit , që do të hap  një arterie të Tetovës,  ku do të lirojë qytetin e ku më pas do të lidhet me rrugën për në Jazhincë.

Ndryshe Bekim Memeti është drejtori i cili për një kohë të shkurtër ka arritur të asfaltojë shumë rrugë në komunat shqiptare ku vlen të theksohet se në komunën e Dollnenit e çau malin duke shkurtuar kohën për në Shkup.

Next Post

PDSH mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Bogovinës , ku u zgjodh kryetar Zemri Hasani

Partia Demokratike Shqiptare vazhdon me ristrukturimin e saj. PDSH mbajti kuvend zgjedhor në komunën e Bogovinës , ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e re e kësaj dege. Kryetari i ri i posazgjedhur, z.Zemri Hasani, në fjalimin e tij para kuvendarëve, nënvizoi se PDSH në komunën e Bogovinës forcohet dita-ditës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: