Tejkalohet problemi i pagave në kulturë

vull

Partnerët socialë, Ministria e Kulturës dhe sindikatat e kulturës, SONK dhe SKRM zhvilluan sot një takim pune në të cilën u diskutua për tejkalimin e problemeve në zbatimin e Marrëveshjes Kolektive  në pjesën për pagat në fushën e kulturës për muajin korrik.

Në takim u konkludua se arsyet për problemet për shkak të të cilave pagat për muajin korrik janë vonuar, janë tejkaluar dhe se pagesa e pagave fillon menjëherë për ato institucione që janë të gatshme. Pjesa tjetër do të marrë pagat e tyre në faza pas harmonizimit të sistematizimeve në institucione.

Ministrja e Kulturës Stefoska u bëri thirrje atyre institucioneve që nuk kanë miratuar sistematizime të reja në përputhje me Marrëveshjen e re Kolektive, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në këtë mënyrë të fillojnë të paguajnë pagat, dhe kështu të fillojnë ta zbatojnë plotësisht Marrëveshjen kolektive që hyri në fuqi në janar të vitit 2020.

Next Post

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARIT XHAFERI ME AMBASADORIN ZHBOGAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë s Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me ambasadorin dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Samuel Zhbogar.   Kryetari Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: