TELEGRAM NGUSHËLLIMI UT-ja: Ndahet nga jeta ligjëruesi shembullor në Fakultetin Filozofik, Prof. Dr. Galip Veliut.

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë, ligjëruesit shembullor në Fakultetin Filozofik, Prof. Dr. Galip Veliut.

Profesori ynë i respektuar, anëtar i Senatit në Universitetin tonë, mësimdhënës në programin studimor të Filozofisë, angazhohej në vazhdimësi si në mësimdhënie, punë praktike, në edukimin e studentëve, por me një përkushtim të rrallë edhe në hulumtimet shkencore.

Prof. Dr. Galip Veliu si anëtar, bashkëpunëtor në shumë asociacione, shoqata dhe institucione të tjera, i ka shërbyer më tërë qenien e tij komunitetit akademik dhe interesit qytetar në vendin tonë dhe më gjerë.

Ishte autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter civil, arsimor-shkencor.

Profesor Galipi ndërroi jetë si mësimdhënës i arsimit sipëror në gjuhën shqipe, si njëri nga ligjëruesit e respektuar në institucionin tonë, duke na lënë pas kujtimin më të mirë, sidomos neve që patëm nderin ta kemi në stafin akademik.

Familjes Veliu, kolegëve, studentëve dhe miqve të tij, u shprehim ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të profesorit dhe intelektualit të nderuar.

Lamtumirë profesor, pushofsh në paqe!

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Next Post

"Rakitic ishte një zotëri edhe kur emri i tij u" zvarrit "në media"

Kontrata e tij me Barcelona skadon vitin e ardhshëm, por Blaugrana nuk do të krijojë një problem për këtë mesfushor dhe do të pranojë ta lërë të shkojë për një çmim simbolik. Mediat spanjolle shkruajnë se bëhet fjalë për rreth 10,000,000 euro. “Barcelona nuk dëshiron të humbasë shumë para ndaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: