Teuta Arifi: Takim me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës z.Ylber Sela

vull

Sot në komunën e Tetovës prita në vizitë pune drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës në RMV z. Ylber Sela. Në takim nga ana e drejtorit u informuam rreth aktiviteteve dhe masave të cilat po i ndërmerr ky institucion në funskion të respektimit të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, si e drejtë themelore e shqiptarëve në RMV, dhe që duhet të zbatohet në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme nga institucionet në vend. Agjencia për Zbatimin e Gjuhës së shpejti do të fillojë edhe me trajnimin e përkthyesve në institucionet lokale dhe shtetërore, kurse deri më tani ky institucion përveç aktiviteteve të rregullta që rrjedhin nga ingerencat ligjore që ka ky institucion, ka publikuar edhe udhëzuesin e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, doracakun e nënpunësve administrativë lidhur me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe informacionet mbi të drejtat gjuhësore të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës reagojnë ndaj vendimit të Agjensionit për rini dhe sport për ndarje të vauçerëve

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës reagojnë kundër vendimit të fundit të Agjensionit për rini dhe sport për ndarje të vauçerëve për federatat dhe klubet sportive, pasi ekipi i Universitetit në kategorinë e meshkujve është i ranguar në të njëjtin nivel me ekipin që radhitet i fundit në kategorinë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: