Thaçi – ushtarëve: Jeni të gatshëm për të kontribuuar për paqe në botë

vull

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 11 vjetorin e pavarësisë ku po mbahet ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës, ka uruar Kosovën për këtë ditë.
Ai ka thënë se Kosova është gatshme për të sigurua paqe në rajon dhe botë.

“Sot kemi një ushtri profesionale, multietnike, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë”, ka thënë presidenti.

Thaçi ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës ishte i drejt, legjitim, raporton lajmi.net.

Ai ka përmendur sakrificat e rrugëtimit të Kosovës në shtetndërtimin e saj, ku ka thënë se “rrugëtimi ka kërkua, mençuri, durim e urti”.

“Këtë vit duhet të marrim edhe një vendim tjetër për të ardhmen. Një marrëveshje përfundimtare, paqësore me Serbinë që nënkupton njohje reciproke”, është shprehur ai.

Thaçi ka falënderuar shtetet mike në krye me SHBA-të, BE-në, shtetet e Evropës dhe NATO-n.

Presidenti po ashtu ka kujtuar të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë dhe për të ndërtuar shtetin. /Lajmi.net/

Next Post

Gjendet e vdekur Daniella në lumin Vardar

Kërkimi i Daniela Pecevska të Shkupit përfundoi tragjikisht. Trupi i saj i pajetë u gjet në lumin Vardar, përcjell TS. Ministria e Brendshme ka informuar për “Kurir” se trupi që është nxjerrë në orën 13:10 nga ujërat e Vardarit pranë urës hekurudhore është e Danielës që kishte humbur ditë më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: